Kriza financiare botërore dhe ristrukturimi i bizneseve

0

Autor: Skender Mustafi

Kriza financiare botërore filloi në vitin 2007 dhe nga shumë studiues të çështjeve ekonomike llogaritet kriza më e madhe që nga koha e “depresionit të madh” në vitin 1930. Gjatë kësaj kohe një numër i madh bankash botërore dhe regjionale pësuan humbje të mëdha, bile disa nga ato edhe u shuan. Shkak i krizës llogaritet të jetë “lulëzimi” i programit të ndërtimit të shtëpive në Amerikë gjë që ishte e lidhur drejtë për drejtë me sistemin kreditor bankar, kështu si pasojë bankat ishin të parat që duhej “paguar çmimin”.
Jo vetëm kaq, së shpejti rrjeti i ndërlidhur financiar reflektoi humbjen në të gjitha sferat financiare botërore si në prodhimtari, logjistikë, marketing e edhe në sferën e çështjeve sociale. Madje kriza preku edhe vendet të cilat nuk kishin lidhje me sistemet financiare botërore (!!?). Kështu shumë njerëz humbën vendet e tyre të punës nga të cilët më të prekur ishin ata të prodhimtarisë edhe atë prodhimi i automobilave. Ky prodhim u ndikua më së shumti shkaku i ndërlidhjes me çmimet e derivateve të naftës të cilat gjithashtu u ngritën gjatë kësaj kohe.

Koha e krizës siç duket erdhi rastësisht në momentin e duhur (!!?). Në momentin në të cilin ishte nevoja e patjetërsueshme e sinkronizimit të sistemeve ekonomike me sistemet elektronike moderne. Automatizimi i kompanive të mëdha dhe të mesme ishte i patjetërsueshme sepse kishte kohë që komunikimi mes kompanive bazuar në sistemet elektronike moderne nuk arrinte efektivitetin e duhur. Një ndërveprim i tillë kërkon ristrukturim të plotë të kompanisë, riformulim të posteve, aktiviteteve dhe ndërlidhjes së tyre mes vete përmes rregullave të biznesit. Në një fjalë, mënyra e re është mënyrë automatike e modelimit dhe menaxhimit sipas proceseve. (Bridgeland 2009).

Figura 1: Ndërlidhja mes kompanive dhe proceseve të tyre të modeluara.

Modelimi i proceseve të kompanisë nënkupton krijimin e parashikuar dhe të programuar të të gjitha aktiviteteve në të gjitha proceset e kompanisë. Automatizimi i proceseve nënkupton futjen e proceseve tanimë të modeluara në sistemet elektronike për ndërveprim automatik si në mes vete brenda një kompanie gjithashtu edhe me procese të caktuar të kompanive tjera (shih figurën 1). Si kompani tjera shihen furnizuesit dhe konsumatorët të cilët lidhen me sistemet e tyre automatike tek sistemi i kompanisë. Automatizimi i proceseve dhe ndërlidhja e tyre me sistemet automatike lehtëson ndërveprimin mes tyre si dhe rrjedhën e pandërprerë të informacioneve. Ndërtimi i ERP sistemeve si dhe sistemeve tjera elektronike të biznesit thjeshtëson komunikimin mes kompanive.

I gjithë ky proces i ristrukturimit kërkon mënyrën e re të modelimit të biznesit përmes krijimit të rregullave të biznesit brenda kompanisë dhe përshtatjen e mjeteve tjera si elektronike ashtu edhe prodhuese e financiare. Një ndryshim i tillë kërkon investim të madh pasi që kërkohen ndryshime të mëdha. Shembull, Kredit Swiss në bazën e të dhënave të sistemit të automatizuar vetëm për hapjen e një konto bankare ka rreth 20 000 rregulla biznesi (Hinkelmann, 2010).

Është më shumë se një krizë ekonomike periudha 2007 – , është një krizë e përfitimit nga ana e kompanive. Kohë e realizimit të planeve të ristrukturimit dhe përfitimit nga zbutja e taksave dhe restrikcioneve tjera shtetërore sa i përket ligjeve të marrëdhënieve të punës dhe lidhshmërisë së bizneseve.

Një nga shembujt më të mirë rreth argumentimit të ndikimit të krizës është reflektimi i sajë në sferën e prodhimit të automobilave.

Referencat
– Bridgeland, M. David, Zahavi, Ron (2009), Business Modeling: A Practical Guide to Realizing Business Values, Botues: Morgan Kaufman, Elservier Inc. ISBN: 978-0-12-374151-6

– Hinkelmann, Knut (2010), Information Systems Architecture and Enterprise Modeling, FHNW

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *