Ku është vota ime ?!

0

Autor : Faton Azizi

Un nuk jam aq i mençur për të zbuluar sistem të ri të përfaqësimit, mirëpo kjo aspak nuk më margjinalizon procesin e të menduarit në këtë drejtim, madje dhe më larg bile, më motivon që të bëj përpjekje për të kuptuar esencën e tij e me të ndoshta dhe prapavinë (shpesh jo të sinqertë). Në teori na mesonin që demokracia si formë e sundimit mund të realizohet në dy mënyra, ate përfaqsuese dhe forma e drejtëpërdrejtë.

Duke paragjykuar që këto elemente tash më i kemi të njohura dhe pa mos hyrë në detaje të njërit dhe llojit tjetër, e vë theksin tek demokracia përfaqsuese , falë së cilës shpesh manipulohet populli sovran. Ky lloj i përfaqsimit u paramendua në një stad të caktuar të zhvillimit shoqërorë , mu atëher kur u bë e pamundur demokracia e drejtëpërdrejtë. Ky model filloj të implementoheshte atëher kur sheshi i Athinës ose i Romës nuk posedonte kapacitet fizik që të përfshinte gjithë masën që jetonte në gjirin e tyre. Andaj logjikisht u proklamua ideja e zhveshjes së shtetasit nga e drejta e vendosjes që më pas këtë të ia dorëzon përfaqësuesit. Kur u paramendua kjo teknik e vendimarrjes sigurisht qytetari i mjere u hipnotizua me premtimin që çdo lloj vendimi do të jetë konform interesave të tijë dhe se kjo mënyrë e shkurton procedurën e vendimarrjes.

Për t’u realizuar e gjith kjo qytetarit iu premtua që njerzit më të moralshëm dhe më të ditur do ta përfaqësojnë ate në organet shtetërore. I gjith ky manipulim me mijëra vite ende arrin të mbijetoj , madje fanatikisht mbrohet. E shohim që burimi i kësaj ideje paraqiten dy vende me histori të pasur në këtë drejtim, por që sdo thotë që kjo zgjidhje është e drejtë. Në mungesë të ndryshimit të teknikës së përfaqësimit, na mbetet mundësia e analizës e me të dhe e vlerësimit të të njejtës.

Nën këtë vështrim shohim që përfaqësuesi bart me vete amanetin e sinqert që në çdo dorë-ngritje për të votuar të tejkaloj detyrimisht nëpër disa faza.

Fazën e parë e cila do të titulloheshte faza e përkujtimit. Në këtë fazë ai detyrimisht të përkujtojë mënyrën se si arriti të zen kolltukun të cilin me shumë ëndje po e shijon , madje dhe e keqpërdror për mrekulli. Në këtë fazë shumë me rëndësi patjetër të dominojë mendja e shëndoshë, morali i lart dhe ndërgjegjësimi i plotë i përfaqësuesit. Ishte qytetari ai i cili hoqi nga vetja e tij privilegjin e votës që më pas të njejtën të ia dorëzojë përfaqësuesit. Në këtë logjik çdo vendim për të cilin do të duheshte të votonte përfaqësuesi fillimisht do të duhet të analizojë qëllimin, pozitën dhe mëndimin e qytetarit e më pas gjith kësaj të ia shtoj dhe vullnetin e tij subjektiv. E them këtë për një fakt të thjesht , çdo përfaqësues në parlament bart emanetin e një numri të madh qytetarësh, diku me mijra e diku me miliona. Andaj në këtë kalkulim emaneti i mijëra ose miliona qytetarëve në peshorën e ndërgjegjës është më i rëndë së sa egoja e tij personale dhe interesi i imët subjektiv.

Faza e dytë e procesit të vendimarrjes që duhet të mbizotroj në ndërdijen e përfaqësuesit do të ishte faza e analizës së vet vendimit. Parlamenti si organ ligjvënës është vend ku thurret fati i miliona qytetarëve. Andaj çdo vendimarrje e gabuar në te sjell pasoja fatale. Pasojat e tilla mund të jenë materiale ose ideore, madje shpesh dhe të dyllojshme. Çdo përfaqësues medoemos të gëzojë shkallë të lartë të edukimit dhe të profesionalizmit parakushte këta që të mund të kryhet me sukses edhe kjo fazë. Analiza e vendimit do të duhej të ngërthente në vete disa nënfaza: nëvoja e një vendimi të tillë, studim dhe njohje e parakushteve ku do të implementohej vendimi i tillë eventual, parashikimet si do të rrjedh implementimi i një vendimi të tillë duke pasur parasysh terrenin e implementimit dhe burimet njerzore në këtë drejtim,mbështetja materiale si dhe detyrimisht dobitë e vendimit të jenë më të mëdha se sa pasojat e mosimplementimit të një vendimi të tillë.

Kuptohet që mendjet e mençura në teoritë e tyre përmendin dhe faza të tjera në këtë drejtim, mirëpo për kushtet tona dhe kjo do të ishte e mjaftueshme sikur të merret parasysh. Në praktikën tonë leje që këto faza nuk njihen si teori madje as që çajnë kokën në këtë drejtim. Mungesa e moralit të lartë dhe e elementit të përgjegjësis sjell deri tek sjellja kaotike e çdo përfaqësuesi. Kaotike për nga këndvështrimi popullor, sepses shum dinake dhe e mençur për sa i përket interest të tyre personal apo interest familjar dhe klanor. Gjith jemi të vetdijshëm për procesin e të ngrehurit të veshit nga ana e kryetarit të partisë i cili imponon politik kryeneçe dhe shpesh të pakuptimtë. Mirëpo interesi marëkombëtarë sikur kalon interesin personal andaj në këtë kalkulim çdo përfaqësues do të duhej të vetdijësohet për rëndësinë dhe shenjtërinë e postit që drejton.

Në shumicën e vendeve të botës sot funksionon kjo metod e përfaqësimit. E meta më e madhe e gjith kësaj është që funksionon mandati i lirë ose i parevokusheshëm për përidhën për të cilën është zgjedhur përfaqësuesi. Kjo nënkupton që përfqësuesi po qese zgjedhet për një periudhë të caktuar (4, 5 ose më shumë vjeçare) atëher pozita e tij është e palëkundur. Ai në këtë pozit do të qëndrojë për një periudhë të caktuar pa mos e vrarë ndërgjegjën lidhur me hapat e tij që i ndërrmer (kuptohet nëse nuk plotson kushtet e caktuara ligjore).

E mira në gjith këtë të keqe është skadimi i mandatit dhe të mosqenurit i përjetshëm në funksionin shtetërorë. Kështu përgjat periudhës për të cilin ishin të zgjedhur, të mbajmë shënime dhe analiza lidhur me çdo hap të tyre, sa interesi popullor dominonte mbi ate personal, sa interesi popullor dominonte mbi interesin klanor dhe familjar. Dhe që në zgjedhjet e ardhshme e gjithë kjo papërgjegjësi të sanksionohet respektivisht të shpërblehet ashtu siç e kërkon tradita.

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *