larg përbindëshit

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 1 minutë

lakuriqët e mbrëmjeve gazmore
ndezin epshin huligan
çudi
në fletën e papirusit
rrinë dekadat e përgjakura
pasqyra dhe unë jemi

në to të shkelur nga laraskat
dhe emëruar me etiketa
të filmave të animuar
akoma rrimë ngulitur me sy të zgurdulluar
ngulfatur nga loti nuk lotojmë
sepse nëna që na lindi nuk loton
jetojmë

© Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment