Largo presjet tek qelitë në Excel

0

Përgatiti: Skender Mustafi

Zakonisht nëse kopjojmë të dhëna nga tabela të ndryshme në Word ose nga ndonjë faqe interneti ato përmbajnë numra të ndarë me presje. Futja e numrave me presje pengon llogaritjet në Excel. Nëse kemi një listë të gjatë numrash atëherë largimi i presjeve një një merr shumë kohë. Përmes “Makro-ve” në Excel veprimi i largimit të presjeve (,) mund të automatizohet.

Kalo tek shiriti i mundësive në Excel , tek pjesa “View” në të djathtë gjendet “Macro”. Me të shtypur hapet një dritare ku mund të përzgjidhni për të vendosur një marko  të re. Pasi të keni vendosur makro-n, kaloni përsëri tek “Makro” dhe redaktoni përbajtjen duke vendosur kodin e mëposhtëm:

Sub RemoveCommas()
Dim cell As Range
For Each cell In Selection
    cell = Trim(WorksheetFunction.Substitute(cell, ",", ""))
Next
End Sub

Makron e krijuar mund të e aktivizoni duke përdorur shkurtesën të cilën e keni përcaktuar gjatë krijimit ose duke kaluar tek “Makro” dhe duke aktivizuar atë.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakShkarko kalendarin e punuar në excel
Artikulli tjetërSi të përmirësoj performancën e Windows 7?
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *