Leksikoni Ekonomik

Filtro: Shfaq të gjitha A B C F K M N P S T V
Kliko në cilindo term më poshtë për të parë përshkrimin.

A

AIDA
Është shkurtesë e cila shfrytëzohet në nivel ndërkombëtarë e që rrjedh nga fjalëz në anglishte: Attention Interes Desire Action që në shqip kanë kuptimin Vëmendje Interesim Dëshirë dhe Veprim. AIDA është një strukturë e cila shfrytëzohet për analiza marketingu për të zhvilluar strategji marketingu për produktet/shërbimet e ndërmarrjes.
aksioni
Është letër me vlerë,  për këtë dhe shumë herë njihet si "letër aksionare", që përfaqëson një nga pjesët, në të cilat është ndarë kapitali i një shoqërie ose i një sipërmarrjeje kapitaliste dhe që i jep të drejtë zotëruesit të saj të marrë pjesë në veprimtarinë dhe në fitimet e sipërmarrjes.
ankandi
Është hapësira e caktuar ku shiten produktet e pranishme dhe ku kërkuesit mes vete përcaktojnë çmimin e produktit përmes paraqitjes së drejtpërdrejtë të ofertës së tyre. Blerës i produktit është çmimi më i lartë. Gjatë fillimit të ankandit të një produkti është e lejuar që çmimi bazë të jetë i paracaktuar nga vetë ofruesi.
ankandi eletronik
shih ankandi në internet
ankandi në internet
Është hapësira në internet e cila ofron kushte që kërkuesit të mund të garojnë për fitimin e produktit ose/dhe shërbimit të caktuar.Nga ana e marketingut, ankandi elektronik, është instrument i çmimit.
ankandi online
shih ankandi në internet
arenda
Nënkupton shfrytëzimin e përkohshëm të një toke, që i jepet me qira ndokujt sipas një marrëveshjeje.
arka
Në aspekt ekonomik njihen fondet në të holla që ka si gjendje një shtet, një ndërmarrje, kooperativë, institucion etj. Gjithashtu nga pikëpamja financiare njihet institucion shtetëror, ku depozitohen të holla të kursyera nga punonjësit, të cilat këta mund t'i tërheqin kur të duan. Arka e kursimit. Arka e kursimeve dhe e sigurimeve shtetërore...
arkëtimi
Është veprimi i hedhjes së kapitalit në arkë.
arkëtuesi
Është personi ose/dhe sistemi i cili është i përcaktuar dhe ka për detyre arkëtimin e të hollave.
autarkia
Është politikë ekonomike e shteteve imperialiste, që synon të krijojë një ekonomi kombëtare të mbyllur, për të përgatitur luftëra pushtuese; gjendja e një shteti ose synimi për t'u mbyllur brenda caqeve të ekonomisë së vet për plotësimin e të gjitha kërkesave. 
avanci
Është paga ose diçka tjetër, që merret para kohës së caktuar. Në raste të zakonshme paraja merret në avancë përkundër dorëzimit të produktit ose/edhe rroga akoma para përfundimit të afatit kohor.

B

B of E
Është shkurtesë nga anglishtja nga "Bank of England" që do të thotë "Banka e Anglisë".
B2B
Është term i përhapur në nivel ndërkombëtarë e që rrjedh nga anglishtja "Business 2 Business" që përkthimi direkt shqip i vie "Biznes 2 Biznes", por që ka kuptimin "Nga Biznesi në Biznes". B2B përshkruan të gjitha transaksionet e realizuara mes dy bizneseve qoftë në zinxhirin e furnizimit, në prodhim ose gjatë shpërndarje.  
B2C
Është term i përhapur në nivel ndërkombëtarë e që rrjedh nga anglishtja "Business 2 Customer" që përkthimi direkt shqip i vie "Biznes 2 Konsumator", por që ka kuptimin "Nga Biznesi tek Konsumatori". B2C përshkruan të gjitha shitjet e realizuara nga një biznes tek një konsumator ose një grupi konsumatorësh.
B2E
Është shkurtesë nga anglishja nga "Business 2 Employee" që përkthimi direkt shqip i bie " Biznes 2 i Punësuar" e që ka kuptimin "Nga Biznesi tek i/e Punësuari/ra". Janë faqe interneti të cilat shfrytëzohen nga ana e ndërmarrjeve përmes të cilave shpërndahen informacionet e ndryshme, mbi ndërmarrjen dhe proceset e saja, tek të punësuarit.
banka
është institucion financiar shtetëror i cili ka të drejtën të emetojë kartëmonedha/para dhe, në përputhje me planin e zhvillimit të ekonomisë popullore, zbaton buxhetin, jep kredi, bën veprimet e llogarisë pa të holla në dorë, bën veprimet me monedhë të huaj, grumbullon mjetet e lira financiare të ndërmarrjeve, të kooperativave e të popullsisë për t'i përdorur për zhvillimin e vendit, organizon qarkullimin e përqendruar të parasë, ushtron kontroll me anën e lekut në të gjitha fushat etj.. Banka gjithashtu mund të jetë institucion financiar privat a shtetëror në vendet kapitaliste, që kryen veprime të ndryshme me paratë e me letrat me vlerë, përqendron kapitalet dhe jep hua me qëllim që të nxjerrë fitime. [Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0]
Banka e Shqipërisë
Banka e Shqipërisë përfaqëson Shtetin Shqiptar në të gjitha marrëdhëniet dhe veprimtaritë bankare me shtetet, me bankat dhe me institucionet e huaja. Në këtë funksion, nëpërmjet llogarive të Qeverisë, Banka e Shqipërisë shërben si ndërmjetës për lëvrimin e financimeve të huaja dhe për pagimin e borxheve të maturuara. Si pjesë e këtij shërbimi, Banka e Shqipërisë shet dhe shlyen, për llogari të Qeverisë, letra me vlerë të saj (që aktualisht janë vetëm bonot e thesarit). Banka e Shqipërisë, gjithashtu, emeton kartëmonedha dhe prerje metalike të saj, të cilat i shpërndan në bankat dhe në institucionet financiare të vendit. Në mënyrë periodike, paraja futet përsëri në Bankën e Shqipërisë ku numërohet, kontrollohet dhe rihidhet në qarkullim apo del nga kanalet e qarkullimit kur ajo është e dëmtuar dhe zëvendësohet. Gjithashtu, ajo sekuestron paratë e falsifikuara. Megjithëse i shërben Qeverisë, Banka e Shqipërisë nuk i jep asaj kredi direkte të pakufizuara. Një gjë e tillë është përcaktuar edhe në ligjin ‘Për Bankën e Shqipërisë’ dhe synimi i saj është që të kufizojë Qeverinë në marrjen e kredive në nivele të tilla të larta, që do të krijonte probleme për ekuilibrat e zhvillimit të ekonomisë. Kufiri i financimit që Banka i ofron Qeverisë ose i kredisë së saj është 5 deri në 8 për qind të të ardhurave mesatare që buxheti i shtetit ka realizuar në tre vitet e fundit. Veç kësaj, këto kredi janë gjithmonë të garantuara nga ana e Qeverisë me anë të letrave me vlerë që emeton ajo.
bankar
është person, etnitet, sistem apo veprim i cili ka të bëjë me bankën ose që lidhet me veprimet e bankës. Shembull: sistemi bankar
bankënota
është letër me vlerë, me prerje të caktuar, që e vë në qarkullim në rolin e parasë një bankë e caktuar e shtetit. Lekun e vë në qarkullin Banka e Shqipërisë.
bankieri
është pronari i një banke ose një aksionist financiar i cili drejton veprimtaritë e bankës.
bëj-ose-blejë
Përfshinë procesin e vendimmarrjes ku për qëllim është vlerësimi i situatës më të përshtatshme për ndërmarrjen e cila vendosë që të realizojë një produkt ose/dhe shërbim përmes forcave të veta ose të blejë atë.
bilanci
Nga pikëpamja financiare paraqet përfundimin që rezulton nga krahasimi i të hyrave me shpenzimet, pas përmbylljes së një llogarie të caktuar. Nga pikëpamja ekonomike paraqet marrëdhëniet ndërmjet anëve të një veprimtarie të caktuar të cilat baraspeshojnë njëra-tjetrën. 
borxh dhënësi
është personi, kompania ose institucioni i cili jep para ose mjete tjera borxh një personi, kompanie ose një institucioni tjetër.
borxh marrësi
është personi, ndërmarrja ose institucioni i cili merr para ose mjete tjera borxh nga një person, ndërmarrje ose institucion tjetër.
borxhi
paraqet të hollat ose sendet të cilat janë marrë ose janë dhënë për një kohë të caktuar e të cilat duhet kthyer konform afatit të marrëveshjes.
bursa
është institucion financiar dhe tregtar ku brokerët ndjekin kursin e monedhave dhe gjërave tjera me vlerë siç janë aksionet, ari, argjendi, nafta e të tjerë.

C

centi
është monedhë e vogël metalike e barabartë me një të qindtën e dollarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të Euros së shteteve të Unionit Evropian, ose të njësive monetare në disa vende të tjera.

F

fleteaksionet
Janë letra me vlere, në bazë të të cilave pronarit të sajë i njihet e drejta e një pjese të pronësisë mbi ndërmarrjen dhe pjesëmarrjes në qeverisje të saj, varësisht nga vlera e aksionit/aksioneve. Fletaksionet shiten në tregun e aksioneve të njohur me emrin bursa.

K

KAIZEN
Fjala Kaizen është një kombinim nga dy fjalë japoneze ku “Kai” definohet si përmirësim i vazhdueshëm, kurse “Zen” zakonisht përkthehet si i/e mirë. Pra, kjo praktikë tenton të bëj përmirësime të vazhdueshme në të mirë të proceseve, reparteve, madje edhe të kompanisë në tërësi.
kapitali
Në teorinë ekonomike njihet mjeri për dallim nga toka dhe fuqia punëtore e cila kërkohet nga prodhimi, siç janë ndërtesat, teknologjia e gjëra të tjera. Në biznesin modern si kapital njihen paratë të cilat i nevojiten ndërmarrjes për të financuar mjetet fikse dhe operative, si dhe instrumentet financiare si borxhi shfrytëzohen për të shtuar paratë.
kontabilisti
Person profesional i cili është përgjegjës për evidentimin e rrjedhave financiare të një organizate, ose për të këshilluar klientët mbi taksat ose çështjet tjera financiare.
kooperativa
Ishte një formë kolektive socialiste e organizimit të punës në sferën e prodhimit; të qarkullimit a të shërbimeve, në të cilën merrnin pjesë shumë njerëz të organizuar sipas punës që kryenin ose sipas prodhimit që nxirrnin. Kooperativë shitblerje. Gjithashtu si kooperativë njihej shitore a pikë shitjeje e mallrave të ndryshme që tregtonte një kooperativë a një ndërmarrje shtetërore.

M

m-commerce
Në shqip do të thotë "tregtimi celularë" dhe përfshinë blerjen dhe shitjen e të mirave dhe shërbimeve përmes internetit duke shfrytëzuar celularët si mjete.
M&A
Shkurtesë e njohur në terminologjinë ndërkombëtare për "mergers and acquisitions" që do të thotë "bashkim dhe blerje", ku grupohen të dy konceptet në një fushë të vetme interesi. Me rëndësi është të kuptohet që një bashkim mund të shpie ose të mos shpie drejt një blerjeje, por nga pikëpamja e investimit bankar të dy konceptet kërkojnë ekspertizën e njëjtë.
made-for-china
Në shqip ka kuptimin "prodhuar-për-kinë". Këtë mbishkrim përmbajnë produktet dhe shërbimet e dizajnuara dhe të realizuara në mënyrë specifike për t'i përmbushur nevojat dhe dëshirat e konsumatorëve kinez.

N

nga biznesi në biznes
Është  shqipërim i shkurtesës së njohur B2B që përshkruan të gjitha transaksionet e realizuara mes dy bizneseve qoftë në zinxhirin e furnizimit, në prodhim ose gjatë shpërndarje.  
nga biznesi tek i punësuari
Nga Biznesi tek i/e Punësuari/ra ose shkurtesa e përhapur në nivel ndërkombëtarë B2E. B2E janë faqe interneti të cilat shfrytëzohen nga ana e ndërmarrjeve përmes të cilave shpërndahen informacionet e ndryshme, mbi ndërmarrjen dhe proceset e saja, tek të punësuarit.
nga biznesi tek konsumatori
Është shqipërim i shkurtesës së njohur në nivel ndërkombëtarë B2C që përshkruan të gjitha shitjet e realizuara nga një biznes tek një konsumator ose një grupi konsumatorësh.

P

paga
Njihet shuma e caktuar e parave e cila u shpërndahet punëtorëve për një periudhë të caktuar kohore. Shembull, pagat mujore, paga ditore etj.
pagesa
Nënkupton shumën e të hollave që paguajmë gjatë blerjes së një produkti ose/dhe shërbimi të caktuar, ose edhe shuma të cilën transferojmë/japim gjatë shlyerjes së një borxhi të caktuar.
paradhënie
Paraqet procesin e dhënies së një shume ose të një pjese nga një shumë e caktuar e të hollave (parave) për ndonjë produkt/shërbim ose veprime tjera.

S

sipërmarrja
Në terminologjinë ekonomike, me emër të tillë, njihet një shoqëri ose ndërmarrje kapitaliste, që merret me ndërtime, me shërbime ose me një prodhim për të realizuar përfitime.
SWOT
SWOT është shkurtesë nga katër fjalët në gjuhën angleze: Strengths (Fuqitë), Weaknesses (Dobësitë), Opportunities (Mundësitë) dhe Threats (Rreziqet). Këto fjalë janë faktorë të cilat përbëjnë ambientin e brendshëm dhe të jashtëm të një organizate. Pra, SWOT është një kornizë e cila mundëson në mënyrë të organizuar analizën e grupeve të faktorëve të sipërpërmendur nga prizmi i një organizate në raport me konkurrentët dhe me segmentin/tet e tregut ose me tregun në përgjithësi.

T

tregtimi celularë
Përfshinë blerjen dhe shitjen e të mirave dhe shërbimeve përmes internetit duke shfrytëzuar celularët si mjete.
Tregu i shkëmbimit të monedhave
Tregu i shkëmbimit të monedhave është treg në të cilin shkëmbehen vetëm valutat e shteteve të ndryshme dhe valuta e Unionit Evropian.

V

Vlera valutore
Vlera valutore ose vlera monetare është vlera e cila një person, një biznes ose një treg i vë një burimi, një produkti, një shërbimi ose edhe vetë monedhës në tregun e shkëmbimit të monedhave.