Lidhja e çmimeve si isntrument i marketingut në internet

0

Autor: Skender Mustafi

Lidhja e çmimeve si instrument markrtingu është praktikë biznesi ku dy ose më shumë produkte dhe/ose shërbime ofrohen si një paket me një çmim të vetëm. Kjo strategji nxitë shitjen e produkteve ose shërbimeve duke u ndikuar nga njëri tjetri. Në praktikën e përditshme një strategji e tillë do të ishte e përshtatshme të përdorej në promovimin e artikujve të rinjë ose në nxitjen e shitjeve të artikujve jo aq të preferuar ose jo aq të njohur për konsumatorët.
Shembull i lidhjes së çmimeve tek produktet tradicionale është të ofruarit e një kompjuteri personal me të gjitha mjetet (shtëpizën, monitorin, miun etj.) në vend të të ofruari të pjesëve një nga një. Shembull tjetër do të ishte të ofruarit e një sode për pastrim së bashku me një lëng për pastrim rrobash me një çmim të vetëm si produkte të pa ndashme në paketë.

Gjithashtu në ambientin online, në internet, ku artikujt dhe shërbimet janë virtuale, mjetet, strategjitë dhe synimet e këtij instrumenti janë të njejta si në marketingun tradicional. Në këtë rast, ambienti online ofron vetëm mjete specifike shtesë për produktet dhe shërbimet të pastra interneti shkaku i natyrës së tyre virtuale. Si tek produktet tradicionale ashtu edhe në internet ofrohen paketa të pa numërta produktesh e shërbimesh të cilat paraqesin lidhje çmimesh.

Lidhja e çmimeve është instrument i njejtë si në marketingun në internet gjithashtu edhe në atë tradicional që tenton të arrijë objektivat e njëjta duke pasuar strategji të njejta dhe duke përdorur gati gjithmonë të njejtat mjete.

Ajo që duhet pasur parasysh është efektiviteti i përdorimit të një strategjie të tillë, kjo shihet nga qëllimi që tentohet të arrihet si shitja e produkteve të mbetura, promovimi i produkteve të reja, përfitimi nga shitja e nxitur etj. Arritja e një qëllimi të paracaktuar ose edhe një qëllimi anësorë, me efektivitet, nënkupton se strategjia është realizuar me efektivitet, përndryshe duhet studiuar situata në treg dhe me konkurrentët për të kuptuar mangësitë nërealizim të sajë.

  • Figura marrë nga erain.com

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakDefraggler
Artikulli tjetërnina-nëna,djalin
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *