Lufta me vetëdije

Me një rast Aliu r.a. duke luftuar u ballafaqua me kryetarin e idhujtarëve dhe e mposhti. Në momentin që po donte të e vriste ai  e pështyu në fytyrë.
Aliu r.a. menjëherë u ngritë dhe u largua duke mos e vrarë.
Njeriu vrapoi pas tij duke e pyetur: “Pate rastin të më vrasësh, përse nuk e bëre?”
Aliu, r.a. tërësisht i qetë u përgjigj: “Nuk kam urrejtje personale ndaj teje, kundër jush luftoj për shkak të mosbesimit tuaj ndaj Allahut. Sikur të të mbysja pasi më pështyve në fytyrë, atëherë lufta do të është hakmarrje, e unë në këtë nuk dëshiroj të marrë pjesë”.
Pas kësaj kryetari idhujtar menjëherë pranoi islamin.

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment