lulja

0

thuaj një fjalë
moj kuqaloshe e njomë
ngritur kala në vete
në jetë për jetë
në ditë me vesë
pas një rrezeje e fshehur
për të këputur sot
me shpirt të butë
s’bashku me fletët e gjelbra

ngritur që më parë
nëpër valë kopshtesh shprese
për te këputur një ditë
nga një sy i etur
që të mbetesh lule e vyshkur
mbi tavolinën e jetës njomëz

lule e kuqe
me fletë përplot rrugë jete
e një përmbytje
në tharjen e petales së fundit
në humbje pabesie
ti rrëfen heshtje
unë të besoj

© Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakNina-nin të zantë gjumi
Artikulli tjetërRevo Uninstaller
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *