lypsari i rruëve

duke gropuar kah thellësia
e pyeta tokën edhe sa kohë
të ta shoh zemrën e shqetësuar
më tha se qielli
është i pa kapshëm

në mbrëmjen e errët
e luta hijen  t’i vjedh
një ëndërr natës
u zgërdhi me heshtjen
dhe tha se
rruga e amshimit është
njëkahëshe

posa zbardhi agu i larë nga vesa
tentova të vrapoj
kah ajo që e pashë
por
gjithçka në mua ishte ngrirë
edhe gishtat
edhe duart e këmbët
edhe veshët e sytë
edhe shpirti e lakuriqësia
vetëm goja sikur dera e amshimit
gjithmonë lypsare
i pëshpëriti akullit
përse më ke lidhur jetën
edhe vdekja është e ftohtë
u përgjigj akulli
veç tjerash edhe dashuria është e fortë
në shpirtin e ngrohtë
të ndonjë lypsari
mugulloi vet humbja

© Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment