Marketingu inbound: Definimi dhe të kuptuarit e tij

Marketingu Inbound: paraqitja grafike

Autor: MSc. Skender Mustafi

Njohje

Fjala inbound rrjedh nga anglishtja që në shqip, në pikëpamje marketingu, më e përshtatshme është fjala ‘ardhje’. Marketingu inbound nënkupton
të gjitha aktivitetet e ndërmarrjes që janë të ndërlidhura me informimin dhe dhënien ndihmë konsumatorit:

  • Për të kuptuar problemin, nevojën dhe dëshirën që ka
  • Për të kuptuar mënyrat e zgjidhjes së tyre ose për të përmbushur mungesën
  • Për të kuptuar ofertën dhe vlerat e saja dhe
  • Për të realizuar blerjen e produktit ose shërbimit.

Përmbajtja

Ky lloj marketingu është relativisht i ri. Zhvillimi i tij është bërë me shumë intensitet dekadën e fundit, si rezultat I zhvillimit të internetit në përgjithësi dhe marketingut të përmbajtjes në veçanti. Konsumatori shqiptar, në rast nevoje ose interesi për konsumim të një produkti ose shërbimi, kohëve të fundit gjithnjë e më shumë, fillimisht kërkon informacione në internet. Përgjatë fazës së informimit, ai ka interes në mbledhjen e të dhënave nga burime të besueshme. Kjo nënkupton faktin se ndërmarrja tanimë duhet të jetë prezentë në treg me hapësirë e cila ofron këtë lloj ndihme. Për më shumë, duke marrë parasysh konkurrencën dhe fuqinë e saj, përmbajtja duhet të jetë e shkruar në nivel profesional. Madje, ajo duhet të jetë rregulluar sipas sugjerimeve për rregullime për SEO në mënyrë që sa më lehtë të mund të gjendet në internet dhe të radhitet lartë në listat e motorëve të kërkimit.

Në pikëpamjen e ndërmarrjes, marketingu inbound është marketing I përmbajtjes ku ndërmarrja ofron përmbajtje profesionale për lexuesin si:

  • Tekste të cilat trajtojnë tema të ndryshme profesionale
  • Grafikë informativë të cilët ilustrojnë çështje
  • Tabela me informacione krahasuese
  • Materiale multimediale si foto e video
  • Broshura informimi ose libra profesional etj.

Përmbajtja nuk fletë vetëm për ndërmarrjen dhe ofertën e saj, por vetëm për mbi problemet e konsumatorit dhe mënyrat dhe ofertat për shuarjen e tyre. Ajo është e specializuar dhe e ndërlidhur ngushtë vetëm me :

  • Ndërmarrjen dhe industrinë e saj
  • Problemet, nevojat dhe dëshirat të cilat mund të shuhen përmes ofertës së saj dhe
  • Konsumatorin
  • i cili synohet të identifikohet dhe nxirret nga lexuesi

Le të përmbledhim

Ndërmarrja shfrytëzon marketingun tradicional dhe një pjesë të madhe të marketingut elektronik për të marrë iniciativën për të kontaktuar konsumatorin. Ajo përmes këtyre llojeve flet mbi veten, ofertën e sajë dhe vlerat të cilat konsumatori do të përfitonte nëse pranon ofertën. Rrjedhimisht, që në fillim ndërmarrja identifikon konsumatorin dhe ‘sulmon’ atë.

Marketingu inbound dallon në këtë pikë, duke vepruar në atë mënyrë që konsumatori të jetë i pari i cili bën kërkesën për lidhje, komunikim. Marketingu inbound zhvillohet në mënyrë intensive nga ana e ndërmarrjes në mënyrë që t’i qaset konsumatorit në rrugë sa më pasive. Ajo parimisht sheh audiencën si ‘lexues’ duke kufizuar tregun vetëm sipas ofertës që ka përgatitur. Përmbajtja zhvillohet mbi baza të problemeve të cilat shuajnë produktet ose shërbimet. Madje ajo organizohet në atë mënyrë që të mbulojë të gjitha fazat e metodës inbound për të nxitur e ndihmuar lexuesin të kalojë në vendimmarrës dhe konsumatorë. Madje, synimi është që si lexuesi ashtu edhe konsumatori të jenë reklamues për vlerat e saja, të ndërmarrjes dhe produkteve e shërbimeve të saja.

Në internet, mund të gjeni ndërmarrje, organizata e institucione të shumta të cilat shfrytëzojnë marketingun inbound për të tërhequr konsumatorët Shembuj të tillë janë:

Komentet nga Facebook:

Po këto i keni lexuar?

Leave a Comment