mbrëmje vere

0

terri i zi si një lum i gjatë
ngulfat anë e kënd në çdo pëllëmbë jete
dhe zbraz dollinë e mbushur me heshtjen e lodhur
për ditën e ikur
diellin e vdekur pa hije
që shkon në humnerën e humbur
dhe digjet flakë
nga shpirti i pa fjetur
i një lakuriqi të dehur që dehet edhe më tej

kthetra e madhe e heshtjes vigane
laget me lotët e yllit të veriut të ngrirë
e hëna faqemollë e veshur si nuse
lahet në verën e kuqe me erë trëndafili
dhe hija e saj pihet nga ndjenja vigane
e lakuriqit të humbur
edhe gjatë ditës nën hije

era e ftohtë e kohës
kalimthi mbledh shishet
hedhur nga krimbi
e me të mbetet vetëm
aroma pa shije

lisi i gjatë zgjuar në errësirë
i bën shoqëri me zhurmë trishtimi
në vetminë e kësaj nate
që të hyj në valle
me miqtë besnik të kohës
në hellin paradik të jetës
në agun e mëngjesit
përball mbrëmjes me verë

© Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakAnaliza e investimeve
Artikulli tjetërs’mund t’ju falë
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *