me gjarpërimin e rrugës

0

në fund të gjarpërimit
të pa fund
ndalon treni i rinisë së bardhë
atje zbret një iluzion
i lagur vetëm me një vesë mëngjesi
i uritur e i etur
në udhëtimin e pa fund
hapëron për një rifillim

në fund të labirintit
nuk e sheh më fillimin jeta
as shpresa që kishte ardhur dje
nga ikja
në ndjekje të gjallë mileniumi

edhe treni
edhe zhurma nuk dëgjohen më
edhe lotët janë shterur
me vitet e kujtesës
në greminën e së kaluarës

edhe unë
edhe djemtë jemi thinjur e plakur
këtu
në këtë vend
pa shkuar asnjë çap më tej jetës

por shpirti i ri
është për t’u kthyer
me gjarpërimin e rrugës
për në fundin tjetër
të lënë jetës më parë
në nisjen e shkurtër
zbathur e përmalluar
tani në kujtesë të zbehur

©  Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakin memoriam
Artikulli tjetërJezui, djali i Marisë: Njerëzit e Librit
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *