mendimi për ty

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 1 minutë

Autor: Skender Mustafi

sa herë që i endi sytë
në horizontin tim të etur
e takoj mendimin për ty
që  ma zbeh  shpirtin edhe ashtu të plogësht

sa herë që mendoj për mendimin e parë
vijnë të tjerë një pas një
dhe ashtu më alivanoset shpirti
në njomësinë e mendimit për ty

mua më ruan të mos frikohem
në vetminë trishtuese
në mesnatën e errët

mendimi për ty

është lidhur me zemrën time
në kërkim të çdo mëngjesi

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment