mesnata me hënën

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 1 minutë

mesnata vije dhe shtrihet mbi shtrat
si pëlhura e buzëve të njoma
të vashës lazdrake
hëna vije me fustan ngjyrë ari
me të vijnë mendimet
për qeshjen e ëmbël nën mynxyrë heshtjeje

mahniten yjet me faqet dhe skuqjen e vashës lazdrake
mahnitet nata
dhe hëna ngjyrë ari

i shtrirë mbi shtrat e thithi jetën

me çdo thithje ajri
më vije shpirti i ndjenjës për atë
dhe buzëqeshja më vije vetë
me qetësinë e mesnatës së ëmbël

ja po vije heshtja të e thithë qetësinë
dhe gjithçka hesht
erë meiti vije brenda
me ajrin e thithur

më qau syri i shfrenuar kah qielli
kur buzënjoma lazdrake
u bë nuse me lakuriqin
që ma përpiu ëndrrën e madhe
në mesnatë
në mesnatë me hënën

© Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment