metoda

0

Autor: Skender Mustafi

java-logo_svg-aMetoda është pjesë përbërëse, ndër kryesoret, në Jáva. Mrenda një metode programuesi definon çfarë duhet të kthehet ose çfarë duhet të shtypet si rezultat, të cilin kërkojmë. Metoda kryesore përmes së cilës startohet një program i zhvilluar në Jáva është main().

Metodat përcaktojnë detyrat të cilat duhet kryer brenda një klase në një program të caktuar. Varësisht nga nënshkrimi i metodës varet edhe paraqitja e sajë si dhe rezultati.

Metoda si e tillë ka disa pjesë të cilat janë shumë të rëndësishme në mënjanimin e gabimeve teknike dhe atyre logjike si dhe në lehtësimin e leximit të sajë nga programues të tjerë të cilët përdorin atë metodë për qëllime të veta ose të cilat bashkëpunojnë në realizimin e një programi në një ekip. Këto pjesë janë: komentimi i metodës, nënshkrimi i metodës, trupi i metodës.

Ja një metodë e cila përmban që të tre elementet e përmendura:
/**
* Shtyp një tekst të caktuar.
*/
public static void shtypTekst()
{
System.out.println(“Mëso Jáva përmes Java.al.”);
}

Në këtë rast pjesët e përmendura janë:
Komenti:
/**
* Shtyp një tekst të caktuar.
*/
Nënshkrimi i metodës:
public static void shtypTekst()
Trupi i metodës
{
System.out.println(“Mëso Jáva përmes Java.al.”);
}
gjithçka që gjendet brenda { } të një metode i takojnë trupit të një metode.

Jáva në rastin e metodave është shumë e pasur dhe shumë praktike pasi që ndihmon në ndërlidhjen dhe bashkëveprimin e tyre duke përdorur bibliotekën tanimë të zhvilluar. Pra, shumë metoda praktike dhe shumë të përhapura mund të i gjejmë te realizuara nga programues tjerë, në Jáva bibliotekën, dhe këto metoda mund të i përdorim në programin tonë duke i thirrur ato.
Shembull në vend që të shkruajmë një metodë e cila llogarit një numër të caktuar në fuqi ne përdorim nga metodën tanimë të deponuar në bibliotekë thjeshtë duke e thirrur: Math.pow(a,b);

Rreth interaktivitetit të klasave mes veti dhe rreth thirrjes së metodave nga një klasë në një klasë tjetër shihni artikujt përkatës.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakBlueJ – Editues dhe kompilues për Java
Artikulli tjetërnënshkrimi i metodës
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *