ndrydhje

në brigjet e detit x
dalldisin valët
dhe ashtu mbeten tërë kohën

askush nuk mërzitet për ato
as nuk mundohet t’i pengojë
as unë nuk mërzitem për ato
por
vetëm mendova t’ju bashkëngjitem
në përplasjen për gurët e lagur
meqë jam mësuar të luaj
me muret e jetës

tani e thërras jetën
‘eja të luajmë’

e ndjej lojën
apo këtë që e emërova lojë

© Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment