në pritje

më thuaj
të të them me ndjenja
më le të qetë zgjuar

zgjohu të më lirosh nga vuajtjet

lirinë e kam mike të jetës
zemrën tënde barrë kohe

pra më thuaj
ti si hije e hënës
kush je
se këndi mbyllet e hija shuhet
dhe unë s’të njoh dot

© Skender Mustafi

Po këto i keni lexuar?