Në të ardhmen do të bëhem astronaut!

0

Shkruan: Skender Mustafi

small1Pse, kemi ne ani kozmike!!

Është absurde që fëmijës të i lihet në duar përcaktimi i së ardhmes , madje duke inkurajuar atë me pyetje të ngjashme si: Çfarë mendon të bëhesh në të ardhmen?. Përcaktimi i synimeve duhet bërë në proporcion me fuqinë dhe mundësinë për t’i arritur ato. Pra, inkurajoi fëmijët tuaj të mësojnë, vrojtoni dhe vlerësoni aftësitë e tyre dhe në bazë të vullnetit të tij/saj për të mësuar dhe në bazë të aftësive të tija/saja ndihmoni në përcaktimin e synimeve. Sigurisht që nuk duhet të dhunoni lirinë për tu zhvilluar në drejtimin që fëmija pretendon, por që fëmija është i prirë të kërkojë të vërtetën, kështu që ju nëse arrini të argumentoni vlerësimet tuaja, fëmija pa mëdyshje do tu pasojë. Fundja, shtylla më e fortë të cilës fëmija i beson dhe e përqafon fortë është familja, prindërit.

Përmes këtyre fjalëve dua tu përkujtoj që, ju e dini këtë, fëmijët në të shumtën e rasteve në të ardhmen duan të arrijnë gjëra që fare nuk janë të mundura në kushtet dhe rrethanat që jetojnë. Dua të u përkujtoj që synimet tona duhet të jenë reale që edhe fëmijët të i rrisim dhe edukojmë në një botë reale me qëllime reale dhe të arritura reale.

Pra!!

Fëmija: Baba, në të ardhmen dua të bëhem astronaut!
Babai: Shumë mirë, por ne nuk kemi qendër astronautike në shtetin tonë. Në anën tjetër në një të ardhme të afërt nuk kemi për qëllim të shpërngulemi në SHBA, Rusi, apo Kinë.

Fëmija: Baba, në të ardhmen dua të bëhem pjesëtar i marinës.
Babai: Shumë mirë, mirëpo në të ardhmen e afërt nuk kemi për qëllim të bëhemi shtetas të Shqipërisë, apo të ndonjë shteti tjetër me det.

Fëmija: Baba, në të ardhmen dua të bëhem mjek.
Babai: Shumë mirë, për këtë të duhet më shumë angazhim në shkollë. Duhesh t’i përmirësosh notat e ulëta. Në mësime duhet të jesh i shkëlqyer. Nëse këtë nuk e bën, atëherë duhesh të përqendrohesh në një drejtim tjetër.

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *