Nënës time

0

Autor: Besnik Mustafi

Nënë, o moj nënë e imja
Shpirt e zemër dyja nyje të lidhura
Sa shumë vuajtje në jetë jetove
E kurrë oj nënë nuk u dorëzove
Nënë të kam yll të syve të mi
Më dhe ledhatime e mbrojtje në fëmijëri
Më dhe gjënë që nuk ja dhe vetës
O nënë un po e shoh tash të jam borxh
Të kujdesem për ju o prindërit e mi për gjithë jetën
Herë e gëzuar e herë e trishtuar

Ti oj nënë me kujdes më rrite mua
Kujdes pate për motrën e vëllanë
Por Zoti madh të gjithëve na ndau
Zemër guri o më je shpirt bujare
Trime e fort e guximtare
Ti o diell e hënë më je nëna ime
Shpirt e zemër i ke si kurorë
Ti o nënë, je forcë e shtet në vete
Zemër guri e shpirt bujare
Je dashuri e pa harxhuar o moj nëna ime shqiptare
Më je e bukur sikur zana e malit
Nuk të harron biri yt o moj lokja ime e dashur
e ëmbël sikur mjalti
E ndjej moj nënë se je përmalluar
Por Zoti kështu fatin na e paska shkruar
Që në këtë botë mos me qenë të rehatuar
E mos të jemi kurrë në jetë të gëzuar
Mungon vëllai, e mungon motra
Kapakun e tyre sa nuk vulosa fatin
Të mbyll lumturin tuaj o moj nënë
Nënë lokja ime e përmalluar
Me djalin me u takua e me u përqafua
Tash e them dhe e ndjej në shpirt
Deshi Zoti t’ju kem afër përherë e gjithnjë
Gjithmonë e kurrë më mos me u largua
Nga sytë e juaj o më të dashurit e mi
Prindër që nuk qetë në jetë as një herë të gëzuar

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *