Nga erdhi “Krishtlindja”…!?

Autor: Zenel Latifi

Të jetosh në errësirën e shkaktuar nga disa injorantë, t’i kesh sytë e mbyllur e mos të shohësh dritën e Diellit që shëndrit gjithçka, të vazhdosh me padituri kur dituria të thërret nga çdo anë, kjo është fatkeqësia më e madhe.

Me argumente të qarta u vërtetua se kush ishte ai që thirri në rrugën e drejtë para 2000 viteve, e që atë rrugë e ndryshuan dhe e shkatërruan disa injorantë që tradhëtonin për interesa të kësaj bote, mirëpo prapë se prapë ekzistojnë shumë “kokëtul” që s’e shohin dritën, sepse para syve të tyre qëndrojnë “perde” që ia kanë mbyllur sytë dhe nuk shohin asgjë para vetes.

A më tregon mua dikush, vallë a ka lindur dikush dy herë!? Sa ditëlindje i festojmë ne në vit? Gjithkush do të thotë, çfar pyet ky njeri. Ne të gjithë kemi lundur vetëm një herë dhe e kemi një ditë të lindjes. E kuptoj mjaftë mirë, por çfarë t’iu bëj atyre që kanë humbur rrugën dhe vazhdojnë me kokëfortësinë e tyre duke mos pranuar të vërtetën e pamohushme dhe që ka ardhur me argumente të qarta.

Janë përçarë në dy grupe dhe njëri feston më 25 dhjetor e tjetri më 6 janar! Çfarë festojnë…!? Të mjerët, festojnë ditëlindjen e “Krishtit”, nëse mund ta quajmë ashtu, sepse ai ishte i dërguari i Allahut, Isa a.s..Vetë logjika e tyre duhet t’ua kumtojë se njëri prej tyre është duke festuar kot, edhe pse jam  bindur se Isa a.s. nuk ka lindur në asnjërën prej atyre datave. Këto që i quajnë “Krishtlindje” janë festa pagane, të cilat i futën në fenë e tyre. A thua bredhi një dru, i cili as veten nuk mund ta mbrojë, po sillka fat! Njeriu me mendje të shëndoshë këtë nuk mund ta pranojë, e lëre më ta besojë. Por, babadimri, kush ështu ai!? Vërtetë i sjell fëmijëve dhurata!? Jo, ai nuk sjell asgjë, por prindërit i mashtrojnë fëmijët e tyre duke i gënjyer me dhuratat që vetë ia kanë blerë e duke i thënë se kinse ua solli babadimri.

Manifestimi i krishtlindjeve dhe i Vitit të Ri, nuk ka asgjë të përbashkët me fetë monoteiste, pra as me krishterimin, porse janë tradita që zënë fillin e tyre në paganizëm. Pra, manifestimii i këtyre festave është e ndaluar (haram), gjë e cila për muslimanët është rreptësisht e ndaluar, sepse na kthen në paganizëm.

Po këto i keni lexuar?