Nina-nana mori bi

shumë sevdanë e kam pas për n`ty,
Nina-nana çika e re,
dy maqina kam me ti ble,
nja me qepë, nja me pre
nja me qepe nën nji hije,
t`pik bojlija përmi krye.

Nina-nana shpejt mu rritsh
ftyrën nanës ti ja zdritsh,
ftyrën ma zdritsh, zemrën ma gëzofsh,
jetë të lumtun, bij-o shkofsh!

Nina-nana sokolicë
ju bafsh nanës doktorricë,
nina-nana n`këmishë të hollë,
shpejt mu rritsh me t`çue në shkollë,
me t`çue n`shkollë oj sokoleshë,

lumja nana, ty qi t`rrit,
ditë për ditë po vinë me t`lype,
shpijanikë e gazdallarë,
zgjidhe vetë ma t`mirin djalë!

Ninull nga Tupalla, Medvegjë  1977

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

One Thought to “Nina-nana mori bi”

  1. Nina nan nana ime

Leave a Comment