Nina-nana, t’përkun nana

Nina-nana, t’përkun nana,
T’u mushtë qafa me gjerdana!
Nina-nana, molla bek-e,
As po ke kuj m’i gjet-e?
N’daç sat am-e, n’daç tit et-e,
A n’daç nans për miradi-e,
A n’daç babs për bukuri-e,
O për bes’o për dhanti-e.
Po vjen gjumi tuj përvet-e:
Nina-nin, nin-nin-o,
“Kush e ka djalin me fjet-e?”
Tuk e ka nana e vet-e.
Nina-nana, nin-nin-o
Pëllumi i nanës-o!

Ninull nga Shëngjini ,  Lezhë, 1963

Po këto i keni lexuar?