fjalaime.ch
Nina-nin të zantë gjumi - Fjalaime!
Nina-nin, të zantë gjumi, nina-nin, të zantë në djep të ka nana zog me fletë. Sillet gjumi rreth e qark, të vijë, djalë, përmbi kasnak; të t’rris’ nana të t’çoj në shkollë, kam me t’dhanë librat në dorë. Djepi jot është mbush’ me bar, ka mbrend’ serm, ka mbrend’ ar. Nina-nin, të marrtë gjumi, të ligat ti martë lumi t’i mart’ lumi, t’i martë deti, të ka nana zog xheneti! Autor: Ninullë krujane, 1963
Skender Mustafi