Nina-nin, t’përkund nana

1

Nina-nin, t’përkund nana
T’përkundi n’djep t’arit
Se kshu i ngjitet emni djalit
Nina-nina t’qes ke dera
Po kam frigë se po t’vret era
Nina-nina t’qes ke mani
Po kam frigë se t’merr murrani
Lule-lule, t’qes ke molla
Un po tutem se t’ze vdora
Lule-lule t’qes ke pjeshka
Un e lumja të ze vjeshta
Nina-nina o more djalë
Ti m’u bash për Shqipnin mbarë

Ninull popullore nga Mirdita, Shqipëri

Komentet nga Facebook:

1 Koment

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *