Një perspektivë mbi integrimin

0
Shkruan: Skender Mustafi
De: “Es gab eine Zeit, als es in katholischen Gegenden hieß, ein Protestant könne sich nicht integrieren. Jede Zeit definiert bestimmte Fremde als nicht integrierbar.” – Kaufmann, H. & all, (1994) “Aussenseiter integrieren: Wie Gruppen mit Aussenseitern anders umgehen können” s. 24
 
Sq: “Ishte një kohë, kur në vendet katolike thuhej, një protestant nuk mund të integrohet. Çdo kohë definon një të huaj si të pa ingrueshëm.” – Kaufmann, H. & all, (1994) “Aussenseiter integrieren: Wie Gruppen mit Aussenseitern anders umgehen können” f. 24
Burimi: tagesanzeiger.ch
Burimi: tagesanzeiger.ch
 Sipas autores dhe praktikës së ngritur mbi doke dhe norma kuptojmë që të huajt parimisht janë të etiketuar dhe injoruar. Natyrisht kjo situatë ngacmon  të dyja palët si refuzuesit ashtu edhe të refuzuarin dhe frustron të refuzuarit. Sot, të huajt shqiptar (musliman) në vendet e perëndimit përjetojnë një situatë të tillë, ku grupi vendas i nxitur nga normat vlerëson të huajin si të pa integrueshëm.
Sidoqoftë, kur kemi parasysh zhvillimin historik dhe situatën momentale të raporteve të katolikëve dhe protestantëve, kuptojmë që vlerësimi i të integruarit ka dy faqe. Në njërën anë është e pavërtetë se integrimi në të njëjtën shoqëri është i pamundur pa ndryshim të vlerave të grupit i cili dëshiron (duhet) të integrohet, – pra, shqiptari (musliman) mund të integrohet në shoqërinë perëndimore pa mos humbur vlerat personale -, dhe në anën tjetër grupi i cili kërkohet të integrohet asnjëherë nuk do të shihet si i integruar përderisa ka edhe vetëm një element i cili e dallon nga shoqëria ‘tek e cila duhet integruar’, – kjo pasi po e njëjta shoqëri e cila kërkon integrimin për bashkëveprim dhe jetë të mirëfilltë, nuk ka interes dhe vullnet që grupi në fjalë të integrohet dhe të ‘humbet’ (të bëhet i paidentifikueshëm në shoqëri) në tërësinë e saj.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakTrojan: CoinHive Miner
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU