O biri jem

0

Autor: Rijad H. Imeri

bustiSot mora guximin me zgjat doren e met prek
N’ftyrën tane, se pom thojn se ti je, e nuk ke vdek
Po hajt thash lokja t’jau maroj qejfin, se kokan t’ri
E t’ledhatova me duarta e mia, që i ka tha kjo pleqni.

Po o biri jem
Nese ti sa ishe gjall me mashtroje me hilet e tua
Mi vidhje flijat, pitet, e bakllavat e bajramit, e i hankshe me shokt e tu
E un bahesha kinse nuk po t’hetoj
Këtë e bëja se të doja, jo se nanën plakë tanen dikush mund ta mashtroj

O biri jem
Atë ditë kur t’prun n’oborr, dhe me duart e mia gjakun tan e fshija
Ishe i ngrohët, dhe gjaku yt i njomë kishte arom lulesh xheneti
Por sot, ah sot ky hekur i ftoft, sa shumë i ngjan zemres time,
Dhe gjakut tim që është ngrirë nën lëkurën time.

O biri jem
Kta t’gjallit bajn pazarlleqe me kokën tane, e me trupat e shokve tu
Ju ndreqin ksi – se nana po harroj çka po ju thojnë – busta a skulptura a nuk po e di si
E i mushin gjepat e tyre me pare, e me to blejn kerre e bejn shpi
Po kush prej tyre snaj qeli deren, e me i pa fmit e tu se si i ki.

O bir i nanës
Po m’vje marre me t’than, se hala shpija asht ka na pikon
E hala me qebet që na i pate ble ti, trupin po e mlojm
Hala dritaret qysh naj theu shkau na kan met
E a merdhihen fmit e tu, me nanen kush sot spo vet

O sokoli nanes
Deshta me ju than se ky pasha Zotin nuk je ti
Se ti se pritshe nana met puth, po nga të puthurat faqet mi bajshe mavi
E thojshe edhe njeher loke du fort met shtrengu
Se babushi me ba mem pa ka me m’sjell dru

Ah trimi nanes
Nuk pot tham eja, se un ne paq shkru Zoti te ti po vi
Po pom dhimen kta jetima, kta nipat e mi
Që veni i vet ju ka ba si ven i huj
Spaska ma keq se me hjek jetimi për buk e uj!!

O djali nanes
Sot hajnia venin ton e ka mlu
Me rrena e me dallavere shpirtin te huna naj kan pru
Shyqyr Zotit qe shkove me faqe tbardh
Se t’ishe ba si kta, shpirtin me qeto dur nana ta kisha marr.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprak10 shtesa që (patjetër) duhet pasur nëse shfrytëzoni Gmail
Artikulli tjetër10 tipe njerëzish që do t’i takoni në vend të punës
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *