Objects First with Java – Ushtrimi 1.1.

Objects First with Java – Ushtrimi 1.1.

Përgatiti: Skender Mustafi

Startoni “BlueJ” dhe hapeni projektin “shapes” i cili gjendet në dosjen e kapitullit të parë. Pasi të keni hapur këtë projekt në ekranin tuaj paraqiten katër katrorë (klasa): tringle, square, circle dhe canvas.

Ushtrimet janë të marra nga libri “Objects First with Java, a practical introduction using BlueJ” nga David Barnes, Michael Kölling, Edicioni i IV, viti 2009.

Ushtrimi 1.1.
Hapeni projektin “shapes” dhe krijoni një rreth, pastaj edhe një katrorë. I bëni që këto objekte të duken.

Kodi nga Libri

Në këtë paketë e keni të përgatitur kodin të cilin nuk keni nevojë të analizoni tani për tani. E shkarkoni paketën, e nxirrni nga arkivi dhe e hapni përmes BlueJ.

Zgjidhja 1.1.
Klikoni me të djathtë mbi klasën circle dhe në menynë që do paraqitet zgjidhni new circle(). Ja pra kështu keni krijuar një objekt. (Nëse klikoni me të djathtë mbi katrorin e kuq të krijuar poshtë (pra objektin e krijuar) dhe zgjidhni urdhrin void makeVisible() atëherë do të paraqitet rrethi në një katrorë tjetër (pra keni iniciuar të vizatuarit e rrethit.

Po këto i keni lexuar?