Optimizimi dhe zvogëlim i fotove pa humbur kualitetin

0

Foto aparatet në ditët e sodit ofrojnë foto me kualitete të larta të cilat kur i hedhim në kompjuter, po edhe në letër, paraqesin në një shkallë shumë të lartë detajet e realiteti të kapur. Problemi më i madh paraqitet kur këto foto dëshirojmë të i shpërndajmë, tua dërgojmë të afërmve tonë. Madhësia e tyre bën telashe në dërgimin e tyre të drejtpërdrejt gjatë kontaktimit në ndonjë program për kontakt direkt si Messenger e të tjerë.

Fotoja para optimizimit 530kb Fotoja pas optimizimit 354kb

Ju ndoshta arrini që një foto me 3MB të e dërgoni megjithatë nëse dëshironi që 20-30 të i dërgoni atëherë kjo fillon të shkoj në nerva.

RIOT është programi që u nevojitet.

Funksionet

  • Optimizim – pra nuk e zvogëlon madhësinë dimensionale të fotos megjithatë e zvogëlon madhësinë në peshë, pra nga për shembull nga 3mb në 1.5mb.
  • Zvogëlim – zvogëlim i madhësisë dimensionale, edhe atë sipas dëshirës, kështu që kjo ndikon dukshëm në ruajtjen e kualitetit.
  • Shtesa – mund të shkarkoni tek faqja edhe shtesën e cila u mundëson që nëse punoni me programet GIMP, IrfanView dhe XnView të mund drejtpërdrejt të i optimizoni ose zvogëloni fotot..
  • Formatet – programi mbështetë formatet JPG, PNG dhe GIF

Përdorimi
Hape programin dhe nga dosja që ke foton hedhe në katrorin e majtë, pastaj nëse dëshironi mund që të i ndryshoni disa nga virtytet e fotos varësisht nga parapëlqimi që keni. Pastaj në pjesën e poshtme e zgjidhni llojin e fotos që dëshironi si rezultat dhe për fund e ruani foton.

Sugjerim: Fotot të cilat ua dërgoni miqve mjafton të jenë të gjera 800 piksel (lartësia le të ndryshojë automatikisht në proporcion me gjerësinë)

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakMarketing analizë dhe praktikë
Artikulli tjetërNënës time
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *