pa lisin me hije të gjatë

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 1 minutë

rruga ime pa fillim dhe fund
puthitet
me hijen tënde
në fontanë vuajtjesh
në kalldrëmet e lashta të kujtimit
dhe vazhdon së humburi
me hijen tënde

shpirti im i pa kapshëm dhe i pandalshëm
hip mbi trupin tënd për të kapur qiejt
dëshmitarët e tokës
në dënim të kohës
gjatë seancave vjeshtore
në gjykatat përplot fleta të kuqëverdha
që bartin me vete nga një copëz hije
dhe s’bashku me trupin tënd
bien mes rruge para këmbëve të mia
në ngjarjen e ëndrrës sime
retrospektivë

© Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment