Paint.NET: Shkopi i ndritur

0

Përgatiti: Skender Mustafi

Në këtë artikull do të mund të mësoni të krijoni shkop të ndritur edhe atë shpejt dhe lehtë. Pasoni hapat në vijim.

1. Hapeni Paint.NET dhe në të hapeni një dritare të re me dimensione sipas dëshirës. P.Sh. 400px me 200px dhe i largoni prapavijën që të mbetet dritare e tejdukshme.
2. Shfrytëzoni mjetin për vizatim dhe vizatoni një vijë të thjeshtë me gjerësi e gjatësi gjatësi sipas dëshirës dhe me ngjyrë të bardhë. Gjerësinë i kam caktuar unë 6px.
shkopi1

3. Kopjoni fletën me vijën e bërë kështu të keni dy fleta me nga një vijë në po të njëjtën pozitë (një mbi një).
4. Ngjyrosni vijën e fletës së poshtme me një ngjyrë sipas dëshirë. P.Sh. unë po e ngjyrosë me të kaltër.
5. Përzgjidhni fletën e vijës së dytë dhe i jepni shkëlqim: Effects –> Photo –> Glow. Tek dritarja që hapet pasi të klikoni Glow e shtypni vetëm OK. Përsërisni këtë veprim 3 herë. (mos u merakosni për pamjen e shiritit dhe gjithë ato komanda, unë kam instaluar shtesa të ndryshme që për këtë mësim juve nuk u nevojiten.)

shkopi3

6. Tani e mjegulloni pakë po të njëjtën fletë përmes mjetit: Effects –> Blurs –> Gaussian Blur… Radiusin caktoni sipas dëshirës suaj. Në këtë shembull është 15. Shtypni OK.

shkopi 4

7. Tani përzgjidhni fletën e vijës së bardhë, e cila qëndron përmbi atë të vijës me ngjyrë dhe mjegulloni këtë me mjetin e hapit paraprak por me Radius 3. Këtë veprim mund të e realizoni më shumë se një herë varësisht nga trashësia e vijës suaj të bërë në fillim. Në këtë shembull veprimi është përsëritur dy herë.

shkopi ndricues

Suksese!

shkopi magjik

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprak30+ thënie nga Steve Jobs
Artikulli tjetër10 mjete falas për të larguar softuerët spiunë
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *