Parandalo Autoplay tek mjetet si CD, DVD, USB, HDD …

Përgatiti: Skender Mustafi

Në ditët e sodit kompjuterët personal kanë mundësi të komunikojnë me lloje të ndryshme të mjeteve për të lexuar informacionet. Kështu tek kompjuterët më të ri mund të lexohen përveç mjeteve standarde si CD, DVD, USB, gjithashtu edhe lloje të ndryshme të kartelave drejtpërdrejtë.

Unë e pëlqej autoplay për kartelën e foto aparatit pasi që më kursen kohë dhe nerva që të shfletoj për të kaluar tek dosja, megjithatë disi po mi shkatërron nervat autoplay sa i përket diskut të jashtëm (i njohur në komunikimin e përditshëm si external HDD) pasi që kur nuk më nevojitet e shkëpus nga kompjuteri dhe kur më nevojitet e lidhi dhe Windows fillon të i lexojë pjesët e diskut dhe skedat në të duke më marrë kohë dhe duke angazhuar kompjuterin për diç që nuk më duhet të pres të lexohet (jo që të 6 pjesët e diskut dhe mbi 500 GB materiale).

Sidoqoftë këtë problem e zgjodha, madje munda të rregulloj edhe gjërat tjera sipas dëshirës.

Pra, nëse dëshironi që kompjuteri të mos lexojë CD, DVD, USB ose mjetet tjera automatikisht, atëherë kaloni tek START dhe tek fusha për kërkim shkruani: Autoplay dhe shtypni Enter në tastierë. Tek dritarja që hapet rregulloni mjetet sipas dëshirës suaj – dmth që të luajnë automatikisht ose jo. Ose pa u munduar faqe ç’selektoni urdhrin sipër (shih rrethin e kuq në foto) dhe të gjitha mjetet ndalojnë së luajturi automatikisht.

Pra, varet nga ju.

Suksese!

 

Po këto i keni lexuar?