pas ikjes

mbeta në divanin e ndryshkur të jetës
ai iku
ata ikën
me ndjenjën hamendëse të etjes së pa lodhur
me polenin e ëmbël të lulëkuqes-jetë
dhe tretjen e madhe -ritëm i shuar
e morën

kalldrëmës së shpirtit
morën vrapin që mote
për një copë bukë
me një grusht krip

i mbushën bebëzat e syve
me rërë
mbi një pëllëmbë varr
që sot mpihet nën këmbët
e një gomari të sëmurë

analeve të buzëlumit e la agimin
s’bashku e lan agimin
e përpin me ndjenjën e ikjes
që në kthim me trenin e fundit ta gjejnë
po në agim të heshtur

© Skender Mustafi

Po këto i keni lexuar?