për dëshirën

0

dua të e pi kohën
sikur pikë ujin në fund të gotës
atëherë kur vjen ndjenja
dhe kalon venave tërë trupit
e s’je ti me zhurmën
në agun e herët të ditës

sa dëshirë e madhe

i përpirë në kohë dhe gjysmë i zhveshur
kur çdo gjë shpejton për diku
unë jam përplot kohë
kam kohë për të dëshiruar diçka

sa mund i madh të gjen në gjumë

tani koha më është shoqëri në lojë
me atë pi në një tavolinë
dhe tregojmë se ç’kemi në brendinë tonë

sa shumë që kam për të thënë

sot në mëngjes pas agimit
pastrova kohën e pluhurosur
thitha një pikë shprese
me buzët e dëshirës
për t’i falur asaj dritën e besimit

sa e pa fund që është koha

© Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakLufta me vetëdije
Artikulli tjetërFilxhani me mjaltë dhe qimja
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *