Përfitimet nga Kompjuterizimi në Re

0

Autor: Skender Mustafi

Kompjuterizimi në Re me të shpejtë është duke lëvizur drejt pjekurisë së vetë si në anën teknologjike ashtu edhe në atë të sigurisë e që kjo është shpjerë drejtë rritjes së besimit në këtë lloj teknologjie gjë që po ndikon drejtpërdrejtë në rritjen e profitit.

Pra siç edhe definuam gjendjen e Kompjuterizimit në Re, ky është një model  shumë-platformë ku dy ose më shumë kompani bashkëveprojnë në mënyrë të ndërsjellë, të varura mes veti, për rritjen e vlerës së sajë. Nëse një nga hallkat e zinxhirit është jashtë funksioni ose gjeneron vlera të pakta, atëherë i tërë zinxhiri dështon ose zvogëlon dukshëm vlerën e krijuar.

Përfundimisht, elementi më i rëndësishëm në këtë ambient është krijimi i mundësisë, për kompanitë, për të ofruar produkte atraktive dhe me (pa) çmim shumë të volitshëm për konsumatorët , njëkohësisht duke u mundësuar atyre të rrisin vlerën e krijuar dhe profitin e tyre.

CloudComputingE gjithë kjo vlerë e krijuar është rezultat i strukturës së Kompjuterizimit në Re që u mundëson konsumatorëve t’i qasen përmbajtjes së ruajtur në serverë të kompanive përmes mjeteve të ndryshme elektronike, thjeshtë thënë, përmes të gjitha mjeteve elektronike që mundësojnë qasje në internet qoftë përmes shfletuesve ose përmes aplikacioneve. Kështu, duke qenë se përmbajtja është e ruajtur nëpër serverë me konfigurim të paracaktuar nga vetë kompanitë, kjo ndikon në uljen e shpenzimeve për infrastrukturë, menaxhim, përditësim e rritje të sajë. Për më tepër, një pozitë e këtillë nën kontroll mundëson që aplikacionet e kompanive që mundësojnë qasje në retë e tyre veprojnë më shpejtë dhe në mënyrë më efikase, me një mundësi të përmirësuar udhëheqëse, më pakë shpenzime për mirëmbajtje, dhe gjithashtu mundëson që teknologjia informative në mënyrë edhe më të shpejtë përshtatë burimet për të iu përshtatur kërkesave të luhatshme dhe të pa parashikueshme të konsumatorëve.

Përfitimet nga Kompjuterizimi në Re nuk mund të shihen si një tërësi, por ato duhet analizuar varësisht nga lloji i modelit të biznesit për të cilin kompania është përcaktuar. Në modelin e biznesit Softueri si Shërbim (SsSh, anglisht SaaS – Software as a Service), konsumatorëve u jepet mundësi për qasje në  softuerin dhe bazën e të dhënave, kështu quke mundësuar që konsumatori t’i shmanget të gjitha shpenzimeve që nga zhvillimi i softuerit e deri tek menaxhimi e përditësimi i tij, duke i zëvendësuar ato vetëm me shpenzimet e marrjes me qira të softuerit nga një kompani tjetër. Kështu konsumatori paguan për aq sa shpenzon, duke iu shmangur shpenzimeve të ndryshme në rast të zhvillimit të softuerit nga burime të brendshme. Në anën tjetër për kompaninë e cila ofron SsSh, përditësimi i tij është i lehtë dhe pa probleme meqë bëhet në bazë të brendshme dhe me të dhëna të njohura, kështu duke bërë të mundur që konsumatori të mos merret aspak me implementimin e softuerit ose përditësimeve të tija. Madje një bazë e vetme, në një server të organizuar mirë, mund të ofrohet si shërbim për më shumë se një konsumatorë qoftë privat ose madje qoftë biznes.

Kompjuterizimi në Re mbështetet në shpërndarjen e resurseve për të arritur tërheqje reciproke mes konsumatorëve dhe konsumatorëve të tyre si dhe për të arritur ekonomi të shkallës. Kështu që kompania gjithnjë e më tepër rritë vëllimin e shërbimeve njëkohësisht duke zvogëluar çmimin e tyre, por që ndikon në rritjen e vlerës së krijuar.

Sa për të pasur një pasqyrë të vogël rreth përfitimeve konkrete të shfrytëzimit të kompjuterizimit në Re le të radhisim disa më të rëndësishmet në listë:

  • Ulja e shpenzimeve në teknologji
  • Ulja e shpenzimeve në zhvillim të aplikacioneve
  • Rritja e vlerave si rezultat i rritjes së përvojës
  • Rritja e sigurisë si rezultat i akumulimit të diturisë
  • Ulja e shpenzimeve të mirëmbajtjes
  • Rritja e nivelit të specializimit si rezultat i mundësisë së ndarjes së bizneseve në modele të ndryshme
  • e të tjera

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprak70+ thënie nga Bill Gates
Artikulli tjetërSi ta vjedh një artikull/punim shkencor?
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *