përgjumur

u prish gjumi foleve të lëkurës
se pika e gjakut ndyti rakinë përshëndetëse
vallja dhe ritmi u shua

në të njëjtin yll
një valle e re
radio K me valë ultra të gjakëta
njëmijë e njëqind e …
qetësi ju lutem kemi skenë erosi
në filmin vdekja

e dëgjoni vallen e shotës
shikojeni imitohet
është e gjymtë
e thyer
fillon dhe mbetet
e prerë ne havan kohe nga bushtrat mushk

po tani

mirë se erdhi
radio R me valë sterile
njëmijë e nëntëqind
e në pa fund

© Skender Mustafi

Po këto i keni lexuar?