përkujtim

si vargon i shtrirë mbi botën
bie një trup
me sy të ngrirë
pa shpirt dhe lot

një lule vyshket
në dorë
i mbeten vijat e fatit

me petkun e art të diellit
shushurimat mbeten refren
për gjenerata të bardha

edhe zhurma hiqet zvarrë
ia lëshon vendin heshtjes

unë mbetem dëshmitarë
për shpirtin tim
që përgjithmonë
do të dehet si mburojë
për këtë kujtim

© Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment