Personalizo faqen e parë tek Google Chrome

1

Meqë Google Chrome tanimë ia ka kaluar edhe Internet Explorer si shfletuesi më i shkarkuar, gjithashtu dhe përdoruesit shqiptarë janë të shumtë ia vlen të flitet mbi të, si dhe të ofrohet ndihmë në lehtësimin e përdorimit të këtij shfletuesi.

Nëse tani më keni instaluar aplikacione dhe shtesa tek ky shfletues mund të shihni se kur hapni faqe të re “new tab” atëherë në të paraqiten faqet e hapura së fundi si dhe keni mundësinë të hapni aplikacionet e instaluara.

Bookolio është një shtesë e cila u mundëson organizimin e faqes së parë duke pasuruar atë dhe duke dhënë mundësinë e personalizimit të sajë për navigacion më të lehtë tek faqet favorite, aplikacionet e instaluara si dhe vëzhgimi i historikut të shfletimeve të mëhershme.

Kuptohet që këto funksione gjenden tek shfletuesi, por jo të organizuara dhe në një vend, si dhe më e rëndësishmja është se këto gjëra janë të paraqitura në një dizajn të përshtatshëm dhe të pëlqyer.

Suksese!

Komentet nga Facebook:

1 Koment

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *