Përtej kodrës së diplomës

0

Autor: Skender Mustafi

small1Populli në rajonin tim thotë: “Vetë, vetë dhe në fund vendos vetë.” (Pyet, pyet dhe në fund vendos vetë.). Unë vendosa të u them pak fjalë pa më pyetur.

Tani ka ardhur koha, për shumë të rinj, që të caktojnë rrugën e së ardhmes. Koha kur shumë gjimnazistë/e i vënë korniza jetës së tyre. Këto korniza vlerësohen të jenë ato të cilat sjellin suksesin dhe njëkohësisht ato të cila mundësojnë zbrazjen e tyre intelektuale. Pra, ky është një pazar rezultati i të cilit do të përcjellë tërë jetën. Padyshim që jeta nuk është aq e shkurtë që të mos mundet të tentohet edhe diç më ndryshe, por që shanset për të vepruar diç “më të mirë” pas një “dështimi” të parë janë të pakta dhe për pak persona. Andaj tani duhet matur mirë kushtet dhe të caktohen synimet.

diplomSynim i cili njëkohësisht mund të llogaritet edhe realizim i suksesshëm nuk është arritja e diplomës, por arritja e rolit e cila mundëson shfrytëzimin e saj. Kështu që studimi duhet llogaritur vetëm mundësues për të depërtuar me sukses në tregun e punës. Fundja, qëllimi është që të vërtetohet profesionaliteti në një fushë të caktuar, gjë të cilën duhej të e bënte diploma, të lehtësohet depërtimi në tregun e punës, gjë të cilën duhet të e bënte diploma, dhe të arrihen qëllimet personale qoftë afatshkurtre, afatmesme ose  jetësore, gjë të cilën padyshim e bën dituria. Këtë të fundit mund të e arrini, padyshim, me vlerat tuaja në një botë të zhvilluar ku askush nuk mund të pengojë realizimin e ideve dhe shfrytëzimin e diturisë. Pra, kjo është drita të cilën nëse e keni në mendje, dyshimi në arritjen e sukseseve asnjëherë nuk do tu ofrohet.

Andaj me qëllim që të bëhet më e lehtë të shihet përtej kodrës së diplomës, nxënësit duhet të komunikojnë me prindërit e tyre, ose ndoshta prindërit me fëmijët e tyre, e nëse ky komunikim është i pa mundur në nivel profesional atëherë nxënësit duhet të thirren në burime të besueshme profesionale për të arritur informacionet e duhura me qëllim që të mund në mënyrë sa më të qartë të kuptojnë rrugët e mundshme dhe rrugën e përzgjedhur dhe rezultatet që ajo sjell.

Nëse synimi përtej diplomës kuptohet, atëherë bëhet shumë më reale përzgjedhja dhe shumë më e kuptueshme vlera e diplomës. Ndryshe nga kjo rruga është e përcjellë nga dyshimet.

Andaj, të dashur nxënës, prindër, kini kujdes!

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *