5 lojëra të cilat përforcojnë të menduarit

Përzgjedhja e lojërave mund të bëhet edhe në atë mënyrë që njëkohësisht të mund edhe të relaksoheni edhe të përforconi koncentrimin dhe të menduarit tuaj. Sido që të jetë, lojërat duhet që të mos u marrin shumë kohë.

Më poshtë do të paraqesim pesë lojëra të cilat ndihmojnë të ushtroni trurin tuaj:

  1. Memoriad Simulator – është një paket nga tetë lojëra që teston trurin tuaj. Interesante është që loja nuk lejon të ndryshohet niveli i ndërlikimit, kështu që fillestarët duhet që të kënaqen me nivelet e ulëta dhe hap pas hapi të kalojnë në më të komplikuarat. Kjo lloj qasjeje ndihmon që të mos teprohet përmes tejkalimit të niveleve dhe gjithashtu në të ushtruarit e trurit hap pas hapi.

  2. gBrainy: përkundër që ka një pamje të thjeshtë, përmes kompletit të lojërave që ka u mundëson një angazhim të vërtetë dhe trajnim të mirë të trurit. Nga lojërat që ofrohen janë: testimi i logjikës, mbajtja në mend dhe aftësitë në vokabular në gjuhën angleze. Pyetjet janë të paraqitura si të shkruara dhe përmes fotove që të mund të trajnohen të gjitha llojet e të mësuarit. gBrainy, duke u bazuar në historinë e lojërave të luajtura, gjithashtu përmbledh të gjitha statistikat e pikave të dobëta dhe të forta tuajat.

  3. Brain Exercise with Dr. Kawashima – është demo version i lojës së njohur “Brain Exercise with Dr. Kawashima” që është një lojë për Nintendo DS. Ky version është më i shkurtër se origjinali, megjithatë mbulon të gjitha kategoritë të cilat janë të paraqitura edhe në lojën origjinale. Loja në thelb teston aftësitë tuaja të mbajtjes mend në mënyrë që të llogarisë moshën e vërtetë tërurit.

  4. Brain Workshop: teston memorien e të parit dhe të të dëgjuarit përnjëherë. Loja kombinon elementet në mënyrë që ju bën që të koncentroheni për të mbajtur mend më shumëse një element në një kohë.

  5. Sudoku: është një nga lojërat më të popullarizuara logjike në vitet e fundit. Meqë popullariteti është rritur aq shumë, shumë programe janë zhvilluar për realizimin e kësaj loje. Meqë ekzistojnë shumë programe të ngjashme nën këtë emër do të gjeni një listë programesh për të luajtur këtë lojë.

Po këto i keni lexuar?