Peshkatari dhe fyelli i tij

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 1 minutë

Ezopi

Një peshkatar, i cili dinte t’i binte shumë bukur fyellit, mori një ditë fyellin dhe rrjetin e shkoi në det për të gjuajtur peshq. Aty u ul mbi një shkëmb dhe filloi t’i bjerë fyellit, duke menduar se zëri i ëmbël i fyellit do t’i joshte peshqit. Megjithëse u mundua për një kohë të gjatë, prapëseprapë nuk doli asnjë peshk. Atëherë e la fyellin, mori rrjetin, e hodhi në ujë dhe zuri shumë peshq. I hoqi prej rrjetit në bregdet dhe kur i pa duke u përpëlitur, tha:

  • O krijesa të mjera! Kur i rashë fyellit, nuk deshët të kërceni, kurse tani që e ndala, po kërceni.

Përralla vlen për ata që bëjnë diçka në një çast jo të volitshëm.

Referenca
– Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në RS të Maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment