pëshpëritje

0

ah moj zanë e malit
po të kesh
sy të kaltër sikur oqeani
në fund të shpirtit tim

çdo të thoshin sytë e mi
moj bulëz e lagur
ah moj zanë e malit
po t’i kesh sytë e mëdhenj
që t’i përpinë sytë e mi
përmbytur gjer në fund të ndjenjës

ç’do të mendonin për fundosjen
moj bulëz e vogël

ah moj zanë e malit
po të kesh shpirt të madh
sikur zgafelle mali
me shpirtin tim në fund
me një kandil dashurie

ç’do të mendoje për jetën
moj bulëz e humbur

© Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *