Pinterest – faqe interesi

Përgatiti: Skender Mustafi

Unë personalisht bredhi shumë nëpër internet si për nevoja dhe dëshira personale ashtu edhe për nevoja profesionale. Shpesh më bien në sy foto të cilat më pëlqejnë ose që mendoj se më vonë ndoshta do më nevojiten për ndonjë artikull ose për përpunimin e tyre. Ato grumbullohen në diskun e kompjuterit. Edhe pse i kategorizoj ato (së paku në të shumtë e rasteve) prapë se prapë ato për një kohë të caktuar grumbullohen në kategori të ndryshme ne pjesë shpesh të pa dëshiruara të diskut. Kështu një ditë të vrazhdë, ditë kur se kam mendjen tek fotot, ndeshem me ato foto dhe i grisi me pretekstin se nuk kam nevojë për to. Dhe si gjithmonë disa momente pas grisjes më duhet ndonjë nga ato.

Zakonisht kështu janë tregimet tona rreth fotove. Megjithatë tani kjo periudhë mbaroi meqë Pinterest tani ofron diçka më të mirë për të na larguar kokë dhembjet. Faqja në fjalë ofron hapjen e kontos dhe grumbullimin e fotove nga gjithkah në një konto ku mund të kategorizohen në kategori të ndryshme dhe të shihen si albume. Faqja e hapur kah fundi i vitit 2010 tani gjendet në pozitën e 91 të ranglistë së faqeve botërore me një rritje marramendëse. Për mua, një faqe vërtetë interesi. e lezetshme për punë. Vend i fotove dhe takimit të fotodashësve.

Çka ofron faqja?

  1. Regjistrim përmes llogarisë në Facebook ose Twitter
  2. Grumbullimin e fotove në kategori të ndryshme të hapura sipas dëshirës përmes pullës “Repin
  3. Grumbullimin e fotove në një hapësirë të veçantë si foto të pëlqyera përmes pullës “Like” (pëlqej)
  4. Ndryshimin e përshkrimit dhe vendosjen e përshkrimit personal për fotot e futura në kategori.
  5. Komentimi i fotove të grumbulluara nga të tjerët
  6. Përcjellja e personave (kështu përcillen të gjitha kategoritë e tyre publike)
  7. Përcjellja e një kategorie fotosh nga një person i caktuar
  8. Lidhja e fotove me faqen tuaj
  9. Shpërndarja e lidhjeve të fotove përmes Facebook (Like), Twitter ose email
  10. Ngarkimin e fotove personale
  11. Kërkimin e fotove në fushën e kërkimit nga baza e të dhënave të faqes
  12. Largim të fotove të kategorizuara, largim të fotove të pëlqyera, grisje të kategorive

Pinterest.com

Po këto i keni lexuar?