Planet tuaja për vitin e ri Hixhri

Një vit ka përfunduar! E vërtetë, por ky nuk është fundi i botës. Për sa kohë që All-llahu ju lejon të jetoni, ju mund të kompensoni kohën e humbur dhe të ktheheni tek Ai.

Për të shlyer veprat e këqija, fillimisht duhet të vlerësoni vitin e kaluar për të parë sa vepra të mira keni arritur dhe sa të këqija keni shtuar. A u është ngritur besimi? Apo, u është ulur besimi?

Çka nëse shihni prapa tek veprat tuaja dhe i peshoni ato duke u përpjekur të pastroni synimet dhe të bëni vitin e ri shumë më të mirë se të kaluarin?

Çka nëse pastroni pasurinë tuaj duke u larguar nga të gjitha llojet e elementeve të këqija si kamata dhe gjërat e ngjashme?

Çka nëse largoni shtëpinë tuaj nga të gjitha format e mëkateve të cilat ua gëlltisin themelet e shtëpisë dhe të gjitha veprat e mira?

Pra, përse nuk tentoni të jeni më inteligjent dhe të tentoni të arrini atë që u ka shpëtuar gjatë vitit të kaluar?

Ndani me ne tregimet tuaja të ndyshimit të suksesshëm gjatë vitit të kaluar gjithashtu edhe rreth planeve tuaja për vitin që kemi hyrë. Le të mësojnë të tjerët nga përvojat tuaja të mira. Ju nuk mund të paramendoni se sa të dobishme mund të jenë përvojat tuaja.

Përktheu dhe përshtati
Skender Mustafi
breziiri.com & fjalaime.ch

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment