post mortum

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 1 minutë

ai lot i fshehur nën vetullat e trasha
më përplas kujtim fytyrës

më gjen në gropë kujtimesh
me ata sy që flasin me zë të lart prehjeje
nën hijet e errëta të heshtjes

vrapon nëpër erërat e veriut
këtu tej greminës më gjen mua
të kalbur në lot

eja
syri le të qajë
goja le t’më puthë mes ballit
le të flas shpirti me shpirtin
këtu në kaosin e jetës
unë pres

© Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment