Posta e re elektronike nga Yahoo!

0
Yahoo! ka ndryshuar platformën për postën elektronike duke dhënë pamje më atraktive, më të përshtatshme për punë dhe më të mbrojtur nga postat e pa dëshiruara.
Një nga karakteristikat e platformës së re është mundësia e ndërlidhjes me listën e kontakteve në Facebook dhe me freskimet e shkrimeve në Facebook. Njëkohësisht tek Yahoo! paraqiten edhe kontaktet që janë online në Facebook.
Veprimi i Yahoo! komunikuesit është lehtësuar duke u bërë lehtë i përdorshëm përmes ueb platformës. Edhe më atraktive e bënë ndërveprimi me listën e kontakteve të Facebook të cilën Yahoo! e lexon tek ueb komunikuesi, kështu që me Facebook kontaktet mund të komunikoni në një platformë më të mirë që ofron Yahoo.

Veç tjerash tek platforma e Yahoo! postës janë të ndërlidhura edhe aplikacionet:
○ ngarkimi i skedave të mëdha (përmes yousendit)
○ organizuesi automatik
○ kalendari
○ përpunes fotosh (përmes picnik)
○ evite
○ flickr
○ my cool font (përmes fontself)
○ myDrive (përmes zumodrive)
○ myPhotos
○ notepad
○ stationery
○ pingg invitations.

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *