pranoni ftesat

ngrihu lule
eja me pasqyrën

është mesnatë

kthehu sonte
jo nesër

presin sytë
fjala e heshtja

zhurma më shurdhon

më puth lule se jam ngrirë
erërat e ikjes mi kanë lidhur duart
më tërheqin zvarrë lumit të harresës

rri etje një epokë
të mi ndotësh këto lot

eja ylli im nga je
digju në kujtime
i vetmuar

© Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment