Preshevajone.com po pyet si të këndojmë?! Unë e di!

0

Autor: Skender Mustafi

Reagim ndaj shkrimit “Këmba e shqiptarit qe nuk din
të shënoj gol për veten, por për të huajt..
“,
publikuar nga PreshevaJone.com

E përgëzoj autorin e shkrimit për fjalët e përzgjedhura dhe rrjedhën e trajtimit të tematikës. Nga e gjithë buja e cila bëhet në këtë shkrim, po besa edhe në shumë shkrime e shkresa nëpër portale rrjete të ndryshme më me rëndësi është të shihe ajo “ah sikur”, “po pse jo”, “si ju s’jeni me” edhe më e rëndësishmja “kënga”.

Është e pazakontë që të gjinden shkrime profesionale të cilat trajtojnë çështjet nga pikët neutralo-reale dhe flasin mbi, le të themi problematikën, në mënyrë objektive duke marrë parasysh të gjitha elementet dhe të gjithë faktorët. Meqë ne jemi të njohur vetëm përmes turshisë (Kuq e Zi Shou), është jo normale që të tentojmë të dalim në skenë përmes diçkaje e cila na bën rival të denjë për të tjerët.

Në një kohë kur shqiptarët anë e kënd përçyrren rreth ndodhive të fundit në futboll, e që nuk u la nëna pa ju sharë edhe atyre që i duam e edhe atyre që nuk i duam, harrojnë realitetin e shqiptarëve të huaj i cili ndryshoi realitetin e shqiptarëve të mëmës.

11.Sept.2012;Luzern;Fussball WM Quali - Schweiz - Albanien; Verhaltener jubeln von Xherdan Shaqiri (SUI) nach dem Tor zum 1:0 hinten Granit Xhaka (SUI) (Valeriano Di Domenico/freshfocus)
Foto: 20min.ch;  11.Sept.2012; Lucern; Kualifikimi për Kampionatin Botërorë; Zvicra – Shqipëria; Nuk feston Xherdan Shaqiri (SUI) pas golit 1:0, prapa Granit Xhaka (SUI) (Valeriano Di Domenico/freshfocus)

Ne shqiptarët në përgjithësi jemi të prirë të harrojmë veprat e mira. Jemi të lirë ligjshëm të shpifim dhe të merremi me thash e theme si në shkallë personale ashtu edhe në atë publike-masive. Jemi të pa respekt ndaj gjakut tonë, të pa vlerë vetë dhe kërkojmë respekt nga të tjerët dhe vlerë nga të tjerët vetëm e vetëm të ndjehemi “krenarë se jemi shqiptarë”. Shatin në shpatull të huaj, grurin në hambarin tonë.

Le ti kthehemi realitetit. Valon Behrami në kohën kur përfaqësonte Zvicrën, Shqipëria as që e njihte atë edhe pse ai e njihte popullin shqiptar dhe na përfaqësonte edhe ne. Këtë terr e bën dritë për mërgimtarët kur në skenë dolën Shaqiri, Xhaka, Memedi, Xhemajli, Mustafi,… Dhe të huajt thanë: ja shqiptarët! Ata shqiptarët të cilët i akuzuam dy dekada?! Fëmijëve të tyre jemi të detyruar tua lëmë në duar çështjet tona?!! Kështu pra, duhet lënë në duart e atyre që me dinjitet ndrisin popullin shqiptar.

Harruat ju që ishte ky, reagimi i Shaqirit, Xhakës, Behramit e Xhemajlit të cilët i hodhën baltën syve Federatës Shqiptare të Futbollit, federatë hajdutësh e cila detyrimisht u reformua po pas këtyre reagimeve?!!

Apo do të dëshironit t’i shkatërronit djelmoshat për të pritur 200 vitet në vijim për të pasur një shqiptar kampion bote?!

Oh, më falni, u solla shumë rreth të vërtetës dhe desh harrova kajmakun. Atë dilemën që ju dhe sorta juaj keni, pra çfarë të këndoni?!! Unë po u tregoj, e lini këngën, kapeni punën me sinqeritet dhe drejtësi dhe sukseset do e largojnë vetë terrin e do na sjellin dritë. Me fjalë, tema e muhabete bajate si të kësaj sorte shqiptarësh e gazetarësh populli ynë akoma do të ishte në ankth e vaj të Shokut Tito, parazit të paturp, e mendje fëlliqur të pa parë.

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *