qentë e dhelpra

Qentë gjetën një ditë një lëkurë luani të rrjepur dhe filluan të e bëjnë copë-copë. Dhelpra e pa këtë e u tha:
– Sikur ky luan të ishte gjallë, do ta ndienit se kthetrat e tij janë më të forta se dhëmbët tuaj.

Përrallëza flet për ata që përbuzin njerëzit e shquar, kur këta humbin lavdinë.

Referenca

– Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2

Po këto i keni lexuar?