Raporti mes instrumenteve të marketingut në internet dhe instrumenteve të marketingut tradicional

0

Autor: Skender Mustafi

Të gjithë studiuesit e marketingut pajtohen se marketingu në internet (online) ofron instrumente shtesë të marketingut. Karakteristikë e instrumenteve të marketingut në internet është ndjeshmëria dhe ndikimi në të gjitha funksionet e marketingut në internet. Ndryshimet e vazhdueshme të tregut në internet kanë ndikim të drejtpërdrejt jo vetëm në instrumentet, por gjithashtu edhe në objektivat dhe synimet të cilat si pasojë kërkojnë mjete të reja dhe ndjekin strategji të reja. Këta katër faktorë: mjetet, objektivat, synimet dhe strategjitë mund të përdoren për të dalluar instrumentet e marketingut në internet nga ato të marketingut tradicional dhe gjithashtu për të sqaruar sa është i thellë ky dallim mes instrumenteve dhe sa është ndikimi i këtyre faktorëve i madh në shkaktimin e atij dallimi.

Jo të gjitha instrumentet e marketingut mund të vlerësohen si instrumente të marketingut në internet ose instrumente të marketingut tradicional. Shumica e instrumenteve të marketingut tradicional përdoren edhe për marketingun në internet. Disa instrumente të marketingut në internet dhe atij tradicional përdorin mjetet e njëjta dhe ndjekin strategji të njëjta për të arritur synime të njëjta. Për më tepër, disa instrumente të marketingut në internet dhe atij tradicional janë tërësisht të ndryshëm sepse përdorin mjete të ndryshme dhe ndjekin strategji të ndryshme  dhe arrijnë synime të ndryshme.

Raporti konkret mes instrumenteve të marketingut në internet dhe atij tradicional mund të bëhet vetëm në krahasimin konkret të tyre. Kështu, përzgjedhja e instrumenteve të cilat kanë veprime të ngjashme dhe krahasimi i këtyre nën veprimin e faktorëve të sipër përmendur bën të mundur grupimin e instrumenteve të cilët janë të ngjashëm ose të ndryshëm. I gjithë angazhimi i analizës së instrumenteve në këtë nivel lehtëson integrimin e marketingut në internet dhe marketingut tradicional në një marketing të vetëm në praktikën e kompanisë.

Përfundim
Studimet teorike dhe veprimet praktike asnjëherë nuk duhet barazuar një me një posaçërisht në sferën e marketingut. Analizat ekonomike zakonisht bazohen në veprimet praktike, u shtohen teoritë dhe supozimet që më pas përsëri të mund të kthehen në praktikë edhe atë si të përshtatura. Kështu, gjetja e raportit mes instrumenteve të ndryshme lehtëson integrimin dhe vënien në veprim të marketingut në përgjithësi në kompani. Gjithashtu është e rëndësishme që strategjia marketing është endryshme për kompani për këtë studimet duhen të merren vetëm bazë  e cila lehtëson përzgjedhjen e instrumenteve që e bëjnë miksin më efikas i cili i përshtatet kompanisë për të cilën nevojiten.

 

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *