Raporti mes marketingut të Mediave Shoqërore dhe marketingut të Fjalës së Gojës

0

Autor: Skender Mustafi

Si marketingu i fjalës së gojës, si instrument promocional i marketingut tradicional, ashtu edhe marketingu i mediave shoqërore, si instrument promocional i marketingut në internet, shtynë komunitetin për të promovuar produktet e tyre. Marketingu i fjalës së gojës nënkupton kalimin e informacioneve nga një njeri në tjetrin, nga një njeri tek një grup njerëzish ose nga një grup tek një grup tjetër njerëzish. Ky përgjithësim mund të jetë i vërtetë gjithashtu edhe për marketingun e mediave shoqërore në internet.

Rrjeti i përgjithshëm i sistemeve shoqërore në internet. Ndërlidhja mes rrjeteve shoqërore mes vete dhe mes shfrytëzuesve dhe fluksi i informacioneve. (Mustafi et al., 2011)

Më saktësisht, marketingu i mediave shoqërore është një formë aktive e reklamimit në internet që shfrytëzon kontekstin kulturorë të komuniteteve shoqërore, duke përfshirë rrjetet shoqërore, botët virtuale, faqet e lajmeve shoqërore dhe faqet shoqërore për shpërndarje të mendimeve, për të arritur objektivat e markës dhe ato komerciale (Luten, 2008).

Komunitetet shoqërore reagojnë më ndryshe – në internet dhe në të përditshmen – duke vijuar idetë e njëjta të shpërndarjes së informacioneve, në anën tjetër furnizuesi gjithashtu shfrytëzon mjete dhe strategji të ndryshme për të arritur synimet e njëjta përmes fjalës së gojës dhe mediave shoqërore.

Përfundimisht, është vendi, si funksion i marketingut, dhe karakteristikat e tij që thellon dallimin mes fjalës së gojës si instrument të marketingut tradicional dhe medies shoqërore si instrument të marketingut në internet (Mustafi et al., 2011). Përkundër dallimeve, këto dy instrumente duhet integruar në strategjinë e marketingut të kompanisë dhe duhet studiuar përmes një sistemi të njëjtë për të përpiluar strategjitë për të arritur synimet e njëjta.

Referencat
– Luten, T. (2008). Advertising 2.0: Social Media Marketing in Web 2.0 World (p. 202). Westport: Praeger Publishers.
– Mustafi, S., Jost, L., Nguyen, T. (2011), The Relationship Between Online and Offline Marketing, FHNW

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *